Kuvendi i Kosovës është mbledhur në seancë të jashtëzakonshme, ku ndër të tjera do të diskutohet edhe për situatën me pandeminë.

Seanca e paraparë për në orën 11:00, ka filluar me gjysmë ore vonesë ngase deputetët e Kuvendit të Kosovës po testohen për Covid-19.

Kjo pasi që gjatë ditës së djeshme kryeparlamentari Konjufca dhe ministrja Rozeta Hajdari, kanë dalë pozitivë me koronavirus.

Testimi i deputetëve po bëhet hollin e Kuvendit.