Nis mbledhja e Kryesisë së Vetëvendosjes

Albin Kurti ka arritur në selinë e partisë së tij për të marrë pjesë në mbledhjen e Kryesisë.

Përveç Vetëvendosjes, edhe partia e Isa Mustafës ka thirrur mbledhje të Kryesisë për në orën 11:00.

Ndryshe, Kurti e Mustafa që pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve kanë zhvilluar takime në vazhdimësi për harmonizimin e programit qeverisës.

Gazeta Express ka raportuar më herët, duke u thirrur në burimet e veta, se ajo që po e mban peng arritjen e një marrëveshjeje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për krijimin e qeverisë së re të vendit janë kërkesat e LDK’së, të cilat për VV’në konsiderohen maksimaliste.

Siç ka mësuar Gazeta Express, LDK’ja ka mbetur prapa kërkesave që t’i marrë dy poste të larta – atë të presidentit dhe të kryeparlamentarit, si dhe 5 ministri, aq sa edhe Vetëvendosje.

Partia e Albin Kurtit ndërkaq insiston që këto kërkesa janë maksimaliste, dhe se LDK’ja duhet të heqë dorë nga ky qëndrim.