Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, s’lejohen mediat me përjashtim të dy prej tyre

Ka nisur mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Kosovës ku do të vendoset data e mbajtjes së seancës për votimin e qeverisë Hoti.

Dje shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi dorëzoi kërkesën më 61 nënshkrime për seancë të jashtëzakonshme. Aty kërkohet që qeveria e re të votohet të mërkurën në orën 11:00.