Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Në të njëjtën pritet të mirret vendim për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme lidhur me ikjen e qytetarëve jashtë vendit.

Kjo pas mbledhjes së 41 nënshkrimeve për këtë seancë.

Kujtojmë se kohëve të fundit në Kosovë është raportuar për ikje masive të qytetarëve jashtë vendit.