Nis mbledhja e 44-të të Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së

Ka nisur mbledhja e XLIV e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në këtë mbledhje e cila po mbahet në formën online, po merr pjesë e kryetari i LVV-së, njëherit kryeministri Albin Kurti.

Përpos fjalës së kryetarit Kurti dhe diskutimit të situatës politike, në këtë mbledhje do të diskutohen edhe raportet e ndryshme të punës së sekretariateve brenda këtij subjekti.