Ka nisur marshi protestues në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Në këtë marsh po merr pjesë edhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruari O’Conell si dhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Në të njëjtën kohë Kuvendi i Kosovës po mban seancë për themelimin e Tribunalit Ndërkombëtar për krimet serbe në Kosovë.