Nis lufta e fjalëve mes Contes dhe Sarrit

Interi dhe Juventusi e kanë nisur tashmë luftën e fjalëve, pasi trajneri i zikaltërve Antonio Conte i kërkoi homologut të tij juventin Maurizio Sarri të qetësohet.

Interi e mundi 1:0 Udinesen të shtunën në mbrëmje duke e ruajtur rekordin e përkryer prej tri fitoreve në tri ndeshjet e para në Serie A.

Zikaltrit tani kanë dy pikë më shumë se Juventusi, i cili barazoi pa gola me Fiorentinën në të njëjtën ditë.

Sarri ishte ankuar se nuk ka qenë e lehtë të luhej në mot të nxehtë pasdite në Florencë, gjë që sipas tij ka mundur të ketë pasur ndikim në lëndimet e Douglas Costa, Miralem Pjanic dhe Danilo.

Gazetarët i përmenden Contes ankesat e Sarrit gjatë konferencës për media pas lojës/

“Nuk dua të them asgjë, përndryshe do të na duhet të nisim t;i krahasojmë burimet financiare dhe bilancin”, tha Conte.

“Ai duhet të qetësohet sepse është në anën e fuqishme”, shtoi ai.

loading…