Nis intervistimi i Veselit nga Specialja

Kadri Veseli sot do të intervistohet nga Dhomat e Specializuara.

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli, ka hyrë në Dhomat e Specializuara për tu intervistuar nga Gjykata Speciale në Hagë.

Paraqitja e Veselit para Speciales ishte paraparë për datën 4 dhjetor, por për shkaqe teknike është shtyrë deri sot.

Veseli të hënën para se të nisej për në Hagë tha se ky është një moment ndërkombëtarë për të rikonfirmuar pastërtinë e luftës së popullit të Kosovës.