Nis fushatë masive në rrjetet sociale në mbështetje të Thaçit e Veselit

Lëshimi i njoftimit për dorëzimin e aktakuzës nga Zyra e Prokurorit Special kundër dy liderëve kryesorë të UCK-së, presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli ka zgjuar mbështetje të madhe qytetare për këta të fundit.

Sot ka nisur një fushatë e madhe në rrjetet sociale, ku qindra mijëra qytetarë kanë shpërndarë një fotografi të Thaçit dhe Veselit, me mbishkrimin “Heronj të luftës dhe paqes”.

Në fotografi gjendet edhe emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Qytetarët e Kosovës në anketat e fundit janë shprehur kundër ngritjes së aktakuzës ndaj Thaçit dhe Veselit, duke argumentuar se këto akuza janë të motivuara politikisht.

Shumë familje që kanë humbur më të dashurit e tyre gjatë luftës janë shprehur të indinjuar me veprimet e Gjykatës Speciale, duke thënë se akuzat ndaj Kosovës derisa kriminelët serbë nuk janë dënuar ende për krimet e kryera në Kosovë.