Nis fushata për sterilizimin e kafshëve në Gjilan

Organizata “Awareness & Compassion Transmitter Organisation” ka zhvilluar një projekt për mbrojtjen e kafshëve “Qeni i lumtur” , inciativë e nisur ditën e djeshme për promovimin e sterilizimit të kafshëve shtëpiake dhe atyre të pastrehë.

Gjatë zhvillimit të kësaj inciative organizata ka marrë përkrahje nga një kompani private në Gjilan, e cila ka shpreh vullnetin që t’iu ofroj falas qytetareve këtë shërbim për një kohë të caktuar.

Aktivistët e kësaj organizate e kanë mirëpritur këtë lajm dhe kanë thënë se është motivuese që po marrin përkrahje nga instanca të ndryshme që t’iu ndihmojnë për perceptimin e kësaj teme ndryshe edhe nga publiku.

“ Kjo sigurisht që është lajm i mirë edhe motivues edhe për subjektet tjera si dhe institucionet, ngase do të ndihmojë në perceptimin e kësaj teme ndryshe edhe nga publiku. Kur bëhet fjalë për organizata të huaja që ndihmojnë këtë çështje qytetarët e nënvlersojnë këtë punë, duke e arsyetuar se të huajt jane të dhënë pas kafshëve dhe nuk i japin vëmendje e rëndësi kësaj teme. Inciativa vjen nga njerëzit lokal sigurisht ndikon në qasje ndryshe të publikut dhe institucioneve tjera ndaj promovimit të shëndetit dhe të drejtave të kafshëve, dhe sigurisht do të ndikojë edhe në motivimin e tyre për t’ iu bashkuar iniciativave të ngjashme”, ka thënë aktivisti Isuf Bytyçi për Gazetën Insajderi.

“Qeni i lumtur” ka për qëllim të vetëdijësimit e shoqërisë për rëndësinë e përkujdesjes ndaj njeri-tjetrit, kafshëve dhe natyrës, fillimisht është punë vullnetare, pastaj aktivistët e kësaj organizate shpresojnë edhe për përkrahje tjera.

“Ne besojmë se duke e vlerësuar punën e të gjithë aktereve në këtë çështje, sigurisht që të gjithë kontribuojmë në zgjidhje të qëndrueshme në përgjithësi, si dhe inspiron të tjerët të bashkangjiten në këtë qëllim”, ka thënë Bytyçi.

Po ashtu ndryshimet pozitive për mbrojtjen e kafshëve në Kodin Penal të Republikës së Kosovës , do të hyjë në fuqi nga muaji Prill 2019.