Nis finalja e “Eurovision 2023”

Ka nisur finalja e festivalit më të popullarizuar të këngës në Evropë “Eurovision 2023” në Liverpul.

Në këtë edicion Shqipëria ka arritur në finale me këngëtarët Albina Kelmendi me familjen.

Kënga e Kelmendëve “Duje” u pëlqye shumë nga njerëzit, duke i siguruar kështu finalen.

Familja Kelmendi do të performojnë të dhjetët me radhë këtë natë.

Në finalen e këtij edicioni kanë arritur 26 vende: Shqipëria, Qiproja, Estonia, Belgjika, Austria, Lituania, Polonia, Australia, Armenia dhe Sllovenia, Kroacia, Moldavia, Zvicra, Finlanda, Çekia, Izraeli, Portugalia, Suedia, Serbia, Norvegjia, fituesi i vitit të kaluar që është Ukraina, si dhe “pesëshja e madhe” Gjermania, Britania e Madhe, Franca, Spanja dhe Italia./Klan Kosova/