Nis bllokada e rrugëve në Beograd nga protestuesit

Ka nisur bllokada e rrugëve në kryeqytetin e Serbisë nga protestuesit të cilët janë mbledhur në urën Gazelle në Beograd.

Protestat po organizohen nga organizatat e mjedisit, teksa nuk shihen masa të shtuara të policisë shkruan N1.

Organizatorët u kanë bërë thirrje policisë që të mbajnë rendin publik.

Protestuesit kërkojnë që të gjitha dokumentet e nënshkruara për minierën Rio Trinte të bëhen publike dhe të anulohet projekti.

Qytetarët janë mbledhur para Qendres Sava dhe të bllokojnë urën Gazelle.