Ka filluar asfaltimi i hyrjes së Gjilanit, nga ana e Ferizajt, bën të ditur ministri i Ministrisë së Infrastruktures dhe Transportit, Pal Lekaj.
Ai ka shkruar se e gjitha do të përfundojë para fluksit të diasporës, përcjell Ballkani.info.
Ja postimi i tij i plotë në facebook:
Hyrja e Gjilanit, nga ana e Ferizajt, po asfaltohet nga sot. Gjithçka do të përfundojë para arritjes së diasporës.
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po punon me dinamikë, në secilën komunë, çdo ditë.









