Nis asfaltimi i rrugës kryesore me katër korsi në Deçan

Kanë filluar punimet në rrugën kryesore të qytetit në Deçan e cila do t’i ketë katër korsi.

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin Sami Cacaj dhe asambleistët komunalë kanë vëzhguar nga afër fillimin e asfaltimit të kësaj rruge.

Këtë e ka bërë të ditur shefi i grupit parlamentat të asambleistëve të AAK-së në Kuvendin komunal të Deçanit, Rifat Stojkaj njëherësh drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë në këtë komunë.

Stojkaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se Deçanit po i shtohet një rrugë me katër korsi standarde.

“Ëndrra që sot u bë realitet…!
Sot, së bashku me kryetarin e komunës z.Bashkim Ramosaj, nënkryetarin z.Sami Cacaj, zyrtar komunal dhe asambleistë ishim për të parë nga afër fillimin e punimeve në rrugën kryesore të qytetit në Deçan.
Të dashur qytetarë,
Pritjeve të gjata dhe kolonave të pafundme nga sot po iu vie fundi!
Nga sot, qytetit tonë po i shtohet një rrugë me katër korsi me standarde europiane: me trotuar, me ndriqim, me kanale të ujitjes dhe të gjitha elementet tjera përcjellëse.
E gëzofshim e na priftë e mbara…! “, ka shkruar ai.

loading…