Nipi i Haki Rugovës përfshihet përsëri në një përleshje fizike, me biznesmenin nga Istogu

Në një restaurant rrugës së Burimit të Istogut ka ndodhur një rrahje në mes dy personave.

Sipas burimeve të Istogu.eu, thuhet se nipi i Kryetarit Haki Rugova, Jeton Mavraj ka sulmuar biznesmenin Bujar Rexhaj dhe e ka goditur ne fytyrë më pastaj ka ndërhyrë policia.

Poashtu sipas burimeve i dyshuari edhe pse është gjetur në vendin e ngjarjes nuk është arrestuar.

Ndryshe nipi i kryetarit ka qenë edhe me herët i perfshirë në një tentim vrasje, e ku ishte dënuar nga gjykata me 12 muaj burgim dhe një mijë euro gjobë.

Flet vllau i biznesmenit nga Istogu, që u rrah nga nipi i Haki Rugovës

Vllau i bizesmenit Bujar Rexhaj, ka folur për Indeksonline ku ka treguar se vllau i tij është sulmuar nga Jeton Mavraj, nipi i kryetarit Haki Rugova.

“Që 6 muaj ka pas telashe të kohë pas kohshme, mirëpo ka ndërmjetësu Gani Rugova, jemi marrë vesh qe mos me pas telashe”, tha vllau i tij.

Mirëpo sot Bujar Rexhaj është sulmuar nga Jeton Mavraj.

Po ashtu sipas tij arsyja për këtë konflikt ka qenë një kompani sigurimesh të cilën e zotëron biznesmeni Bujar Rexhaj.

Për gjendjen e Rexhajt, vllau i tij tha se është stabile, dhe ka marrë trajtim në spital e po ashtu edhe rasti është hapur në policinë e Pejës.

loading…