Fatos Geci, njëri nga anëtarët e familjes së madhe nga Llausha e Skenderajt, i është bashkuar partisë ‘Guxo’ të drejtuar nga Donika Gërvalla e Faton Peci.

Bashkëkryetarja e ‘Guxo’, Donika Gërvalla bëri të ditur lajmin se Fatosi, i biri i Halil Gecit (vëllait të madh të Gani Gecit), i është bashkuar kësaj partie.

Sipas Gërvallës, ‘Guxo’ është trashëgimtare e denjë dhe e vetme e Ibrahim Rugovës.

Në njoftimin e saj, Gërvalla ka thurur lavde për Fatosin dhe familjen Geci.

Mirëpo, më 24 shkurt të këtij viti, Fatos Geci e kishte publikuar një postim skandaloz në llogarinë e tij në Facebook, duke ua dëshiru vdekjen çlirimtarëve.

“Deri kur mo më këta komandanta të hamamit? Na keni shpifur, na keni lodhur, qysh bre si patet këmbet me të ngadalëshme e me ju vra shkijt e na kishit shliru po iket si leprat me shpejtesin e drites, e perfituat poashtu me shpejtesin e dritës”, kishte shkruar Geci më 24 shkurt.

Këtij postimi ia ka bërë “like” Haxhi Avdyli, deputet i Vetëvendosjes nga partia Guxo. /Ballkani.info/