Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-NISMA, Artan Nimani, ka publikuar disa fotografi nga gjendja e mjerueshme e trotureve në rrugët e Prishtinës.

Ato janë mbuluar nga ngricat dhe janë bërë pothuaj të pakalueshme nga qytetarët, derisa Nimani ka thënë se kjo është pasqyrja e qeverisjes lokale dhe qëndrore që i bëhet vendit tonë.

Postimi i plotë:

Gjendja e trotuareve në Prishtinë është pasqyrë e qeverisjes së pushtetit lokal dhe qendror. Borë, akull, dhe rrugë të rrezikshme për qytetarët, ndërkohë që askush nuk merr masa për zgjidhjen e këtyre problemeve bazike.

Ku janë shërbimet publike që ne paguajmë me taksat tona?

A duhet të rrezikojmë çdo ditë jetën për të kaluar në një trotuar?

Ky është dështim i radhës i atyre që na premtojnë zhvillim, por ofrojnë vetëm neglizhencë.

Në fund, zgjedhjet do të tregojnë se ky popull nuk mashtrohet gjithmonë.

Është koha për ndryshim dhe Kosovën fituese!