KEK

Nijazi Thaçi zgjedhet Drejtor Menaxhues i KEK-ut

Nijazi Thaçi, është zgjedhur sot në postin e Drejtorit Menaxhues të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Sipas njoftimit të KEK-ut thuhet se Thaçi ka dalë kandidati më i suksesshëm në këtë garë me pikë maksimale në fazën e vlerësimit.

“Duke respektuar në përpikëri Ligji e Ndërmarrjeve Publike, sipas kritereve të konkursit, në një proces krejtësisht transparent dhe objektiv, në bashkëpunim të plotë me ekspertët e partnerit zbatues nga Ambasada Britanike, pasi kanë kaluar disa faza të intervistimit, Njazi Thaçi ka dalë kandidati me i suksesshëm në garë për pozitën e Drejtorit Menaxhues të KEK-ut, duke marrë pikët maksimale në dy fazat e intervistimit”, thuhet në komunikatë.

Në komision vlerësues siç njofton KEK-u, thuhet të kenë qenë përfaqësues nga Ambasada Britanike dhe monitorues nga Shoqëria Civile dhe BIRN.

“Komisionit i rekrutimit, i përbërë nga Bordi i Drejtorëve të KEK-ut dhe ekspertët e partnerit zbatues nga Ambasada Britanike kanë bërë vlerësimet e ndara për secilin kandidatë, duke i vlerësuar me pikët e arritura gjatë dy fazave të intervistimit.I gjitha procesi ka qenë i monitoruar nga përfaqësuesit Shoqërisë Civile, BIRNI”, përfundon komunikata.