Aktorja australiano-amerikane Nicole Kidman mbërriti në Kroaci për të shijuar pushimet me familjen e saj, dhe fotot tërhoqën vëmendjen e shumë njerëzve.
Kidman pozoi me motrën e saj Antonia Kidman dhe mbesën Lucia Hawley, të cilat zbuluan se kishin qenë në Hvar dhe Dubrovnik, transmeton Ballkani.info.
Supozohet se Antonia Kidman do të festojë ditëlindjen e saj të 56-të në këtë vend më 14 korrik me të dashurit e saj.
Aktorja e famshme pozoi me një veshje elegante. Ajo mbante veshur një fustan të bardhë. Fansave të saj u pëlqeu veçanërisht fakti që ajo tregoi kaçurrelat e saj natyrale pasi deklaroi se mbante paruke vetëm në të gjitha filmat që ka bërë deri më tani dhe në evente prestigjioze.
“A pendohem që i prisha flokët duke i hekurosur gjatë gjithë kohës? Po. Doja shumë të kisha një lëkurë të nxirë dhe flokë të gjatë bjondë. Doja të përshtatesha dhe të isha një vajzë australiane plazhi,” tha ajo më parë në një intervistë.
Ajo e vë privatësinë në radhë të parë, kështu që mbërritja e saj në Kroaci ishte “nën radar”. /Ballkani.info/







