Nicki Minaj s’e harron zënkën me Cardi B, kështu tallet me të
Nicki Minaj dhe Cardi B u bënë kryetemë e medieve rozë pas një sherri në Javën e Modës.
Lajmi për përleshjen mes tyre kishte bërë xhiron e botës, por duket se nuk ka mbaruar me kaq, shkruan lajmi.net.
Së fundi, ishte pikërisht Nicki ajo e cila ‘ngacmoi’ sërish Cardin përmes veprimit që ka bërë në rrjete sociale.
Reperja nxori linjën e veshjeve, e me mbishkrimin që i la ‘thumboi’ pikërisht Cardin, duke përmendur fjalët që ia kishte thënë.
“Nicki u përpoq të ndalonte karrierën time”, ka shkurar ajo, duke u tallur në mënyrë indirekte me Cardin.