Nicki Minaj dhe Tekashi hyjnë në histori me këngën “Trollz”

Nicki dhe Tekashi kanë thyer rekord të ri.

Nicki Minaj së fundi publikoi duetin “Trollz” me Tekashi, këngë kjo e shoqëruar edhe me videoklip.

Kënga tashmë ka thyer rekordin e shikimeve, duke lënë pas shumë hite të emrave të njohur nga e gjithë bota.

Nicki Minaj bëri të ditur se kënga është bërë projekti hip-hop më i shikuari në histori me 46 milionë klikime në më pak se 24 orë.

Reperja ka falënderuar fansat për përkrahjen, pasi ata bënë që ajo dhe Tekashi të hyjnë në histori me këtë projekt.

https://www.instagram.com/p/CBW4wJHjEgU/?utm_source=ig_embed