“Ni dashni e shpirtit tem”, urimi emocionues i vajzës së Naim Tërnavës për ditëlindjen e tij

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava feston sot ditëlindjen. Ai mbush 60 vjet.

Në këtë ditë të veçantë s’kanë munguar as urimet për të. Në mesin e atyre që e kanë uruar Tërnavën, është edhe vajza e tij, Refiqe Tërnava, e cila i ka bërë një urim emocionues.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo e ka quajtur babain e saj, “dashuri të shpirtit”, dhe e ka falenderuar për çdo sakrificë e këshillë.

“Të dua aq shumë sa nuk ekziston një fjalë adekuate për ta përshkruar”, ka shkruar Tërnava.