Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sejdi Berisha nesër do të intervistohet nga hetuesit e Speciales.
Sejdi Berisha, ish-ushtar i Brigadës 122 Zona e Pashtrikut, nesër do të intervistohet nga hetuesit e Gjykatës Speciale, pas ftesës së ka marrë ditë më parë.
Lajmi.net, mëson se Gjykata Speciale ka përshpejtuar procedurat e intervistimit, kjo pasi që Berisha kur kishte marrë ftesën nga kjo gjykatë atij i ishte kërkuar që të paraqitej për intervistim në muajin dhjetor.
Si duket deklarimet që Gjykata Speciale në fund të muajit nëntor apo muajin dhjetor do të ngrit aktakuzat e para, ka bërë që të përshpejtohen edhe procedurat e intervistimit për të gjithë të ftuarit e kësaj gjykate.
Madje lajmi.net, kishte raportuar javën e kaluar që hetuesit e Gjykatës Speciale ia kanë marrë dokumentet e udhëtimit disa prej të ftuarve, kjo për shkak që të mos kenë mundësi që të dalin jashtë Kosovës dhe të paraqiten e të dëshmojnë në këtë gjykatë.
Madje udhëheqësit e OVL-UÇK-së kohë më parë kishin thënë për lajmi.net, se në fund të këtij viti mund të ketë edhe arrestime.







