Ngrohtë, kthjellët dhe me diell, parashikimi i motit për ditët e ardhshme

Ngrohtë, kthjellët dhe me diell edhe ditëve të fundjavës, parashikon “Prishtina Weather”.

Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave mbeten mundësi për formim të mjegullës apo mjegullinë.

Datat:

30.10 – Pas mëngjesit me mjegull në ultësira, gjatë ditës kryesisht me diell dhe ngrohtë.

31.10 – Vransira kalimtare në mëngjes, e gjatë ditës ngrohtë me kthjellime e diell.

1.11 – Orëve të mëngjesit mjegull përgjatë ultësirave. Ditën ngrohtë e kryesisht me diell.

2.11 – Ngrohtë e kryesisht me diell.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 4C deri 7C, e ato maksimale 20C deri 22C.

Erërat frynë kryesisht nga veriu e verilindja 3-9m/s.

Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale.