çmimet

Ngritja e çmimeve s’ka të ndaluar, rritet çmimi i biletës Mitrovicë-Prishtinë

Çmimet në shumë produkte e shërbime po vazhdojnë të pësojnë rritje në Kosovë.

Tash e disa muaj qytetarët po përballen me çmime të ngritura në produkte ushqimore, naftë e energji elektrike.

Së fundmi edhe çmimi i biletës Mitrovicë-Prishtinë është ngritur.

Një lexues ka thënë për “Jepi zë” se çmimi është ngritur nga 1 euro e gjysmë në 2 euro.

Ai tha se sot ka paguar 2 euro për biletë nga Mitrovica deri në Prishtinë me minibus.

Ndryshe, është paralajmëruar që vazhdimisht do të ketë rritje çmimesh në vend, madje është thënë se edhe çmimi i bukës mund të shkojë deri në 1 euro.