Kur janë numëruar 99,45% të votave ende nuk dihet fati i Nismas Socialdemokrate, pasi kjo parti është në kufijë për ta kaluar pragun zgjedhor prej 5% të votave.

Deri dje, Nisma Socialdemokrate kishte 4.89% të votave të votuara, deri sa ka një ngritje të lehtë prej 4.94% me 39.268 të votave.

Ende nuk janë numëruar votat me kusht dhe ato të diasporës.

Mbetet të shihet në vazhdim se a do të kalohet pragu zgjedhor nga partia e Fatmir Limajt e cila është në koalicion parazgjedhor me AKR-në dhe PD-në.

Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate kanë kërkuar rinumërim të votave. /Ballkani.info/

loading…