Ngritet aktakuzë ndaj 16 personave për skema piramidale dhe bixhoz

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër 16 personave për organizim të skemave piramidale, bixhozit të paligjshëm, si dhe për pjesëmarrje në grupe të organizuara kriminale.

Të pandehurve me inicialet, Sh.R., M.M., F.M., G.N., V.H., A.R., O.E., F.B., R.B., Q.M., Sh.B., M.K., S.B., F.Sh., A.Q dhe A.H. u është ngritur aktakuza në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë.