Ngriten 63 aktakuza brenda 24 orëve të fundit

Prokurori i Shtetit bën të ditur se nga prokuroritë themelore janë ngritur gjithsej 63 aktakuza, kundër 66 personave për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar gjithsej 19 persona të dyshuar dhe janë bërë gjashtë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 14 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër persona të dyshuar, ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre personave, si dhe ka ngritur 40 aktakuza kundër 43 personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit, në Fushë Kosovë, ka ndodhur një vdekje e dyshimtë. Me urdhër të prokurorit kujdestar të Departamentit të Krimeve të Rënda, trupi i pa jetë është dërguar për obduksion.

Prokuroria Themelore në Prizren ka ndaluar dy persona dhe ka ngritur tetë aktakuza kundër tetë personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjtit ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi dhe ka ngritur katër aktakuza kundër katër personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestarë ka ndaluar një person të dyshuar në kohëzgjatje për 48 orësh, si dhe, ka ngritur një aktakuzë kundër një personi të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një person dhe ka ngritur tri aktakuza, kundër tre personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar 12 persona të dyshuar, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër tetë personave të pandehur, si dhe, ka ngritur shtatë aktakuza kundër shtatë personave për vepra të ndryshme penale.