Ngrihet Muzeu i Kontrabandës

Në zonat që dikur përdoreshin për kalimin e kufirit midis Italisë dhe Sllovenisë, atëherë pjesë e Jugosllavisë, në Prestava, është ngritur një i ashtuquajtur Muzeu i Kontrabandës.

”Në sallat e ekspozitës krijohet atmosfera që mbretëronte përgjatë kësaj zone kufitare, që është rindërtohet përmes imazheve arkivore”, tha drejtori i muzeut, Vladimir Peruniçiç në një konferencë për shtyp.

”Sidomos në vitet menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, kur banorët e kësaj ane kërkonin të përmirësonin standardin e jetesës duke kontrabanduar mallrat mes dy vendeve”, shtoi ai.

Muzeu i Kontrabandës është pjesë e një projekti të muzeve kufitarë që synon të kujtojnë vendet e quajtura ”Kulla Ushtarake e Vertoibas”, stacionin e trenit në Nova Gorica dhe Koleksionin e Përhershëm të Kujtesës, të vendosur në zonën e varrezave, në Gorizia.