Ngrihet aktakuzë për vrasjen e të riut në Pejë

Është ngritur aktakuzë ndaj K.S, i cili dyshohet se vrau me thikë 26-vjeçarin E.M.

Ngjarja kishte ndodhur në Pejë, më 20 janar.

“I pandehuri K.S., akuzohet se me datë 20 janar të këtij viti, në ora 14:54, në qytetin e Pejës, pas mosmarrëveshjeve të vazhdueshme me viktimën E.M., ditën kritike, duke përdorur mjetin e prehet ka goditur disa herë viktimën në pjesë të ndryshme të trupit, ku si pasojë e plagëve të marra, përkundër trajtimeve mjekësore nga Spitali Rajonal i Pejës, viktima nuk ju mbijeton plagëve dhe gjen vdekjen po atë ditë rreth orës 16:05” – njofton Prokuroria Themelore e Pejës.

Prokurori i çështjes, i ka propozuar gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor për veprën penale e cila i vihet në barrë dhe të dënohet ashtu siç e parasheh Kodi Penal i Kosovës.