Ngrënia e farave të kungullit ngrit disponimin

Konsumimi i farave kur jeni të mërzitur ose të stresuar është zgjidhja e duhur, për reduktimin e këtij të fundit.

Ngrënia e farave ngrit disponimin dhe lufton ndjenjën e mërzisë më shumë se ëmbëlsirat dhe çokollatat.

Në sondazhin e realizuar me 2000 persona, farat e kungullit kryesonin në listën e dhjetë ushqimeve që ndihmojnë në përmirësimin e humorit, listë kjo e formuluar nga dietologia Sarah Schenker dhe psikologu Christy Fergusson.

Sipas studimit, burrat janë ata që zgjedhin më shpesh ushqimet e duhura për të luftuar stresin, në ndryshim nga femrat të cilat gjithmonë gabohen duke konsumuar ëmbëlsira.