Ngordhja e qenve në Prishtinë, gjendet një sallam që dyshohet se është i helmuar

Tre qenë kanë ngordhur në Matiqan, pasi dyshohet se janë helmuar. Policia e Kosovës dhe forenzika ka dalë në vendin e ngjarjes.

Nga organizata “Të bashkuar për kafshët”, kanë thënë se kanë siguruar prova të mjaftueshme për ngordhjen e qenve. Ata thonë se kanë gjetur tashmë një sallam.

“Informate per qenushat e helmuar ne Matiqan‼️ POLICIA E KOSOVES se bashku me FORENZIKEN ka dale ne vendin e ngjarjes ku jane helmuar per vdekje qenushat: Tedi, Maja dhe Cuki.💔 Aktivistat kane siguruar prova te mjaftueshme (sallame qe dyshohet te jete e helmuar) dhe besojme se forenzika do te gjeje permes shenjave te gishtave dorasit shpirt lige! Ne besojme qe Policia e Kosoves do ti vie deri ne fund kesaj vrasjeje te tmerrshme dhe dorasi do te vihet para drejtesise, dhe denohet sipas ligjit ne fuqi”, thuhet në postimin e kësaj organizate.