Ngordh qeni që i nxori dy njerëz nga gërmadhat e tërmetit

Një nga qentë e ekipit të kërkim shpëtimit të Meksikës, i vendosur në Turqi për të ndihmuar në operacionet e shpëtimit atje, ka ngordhur.

“Na vjen thellësisht keq për humbjen e shokut tonë të madh,” “Proteo””, shkroi të dielën në Twitter Ministria e Mbrojtjes Kombëtare meksikane.

“Ju përmbushët misionin tuaj si anëtar i delegacionit meksikan në kërkimin dhe shpëtimin e vëllezërve tanë në Turqi. Faleminderit për punën tuaj heroike,”

Proteo ishte një nga 16 qentë e dërguar në Turqi nga Meksika javën e kaluar, për të ndihmuar në operacionet e kërkim-shpëtimit pas tërmetit shkatërrues të javës së kaluar.

Meksika është e njohur për qentë e saj të trajnuar dhe të specializuar të kërkim-shpëtimit.