Ngjyrat që duhet t’i përdorni në shtëpi për të pasur gjithnjë humor të mirë

Shpesh është e vështirë të mobilosh shtëpinë, por akoma më e vështirë mbetet përzgjedhja e ngjyrës së përshtatshme për ambientin tuaj.

Spektri i ngjyrave është mjaft i gjerë por vetëm disa prej tyre njihen si ngjyrat të cilat përveç kolorit që i japin ambientit janë edhe relaksuese dhe të përshtatshme për shikimin tonë, shkruan Living.al.

Shumë ngjyra përzgjidhen për ndjesinë e relaksit, qetësisë dhe pozitivitetit që ato përcjellin tek ne.

Ngjyrë blu në jeshile

Po aq ngjyrë sa i jep dhomës tuaj aq edhe e qetë është kjo nuancë. Gjithashtu kjo ngjyrë mendohet si më e përshtatshmja për një ambient ndenjeje sa më relaksues.

Ngjyrë rozë e lehtë

Roza është gjithashtu perfekte për të lyer dhomën tuaj të ndenjes për ta bërë atë sa më të ngrohtë dhe familjare.

Ngjyrë gri 

Ja se si të modeloni ambientin tuaj të ndenjes pa krijuar ndjesi kaotike në të.

Zgjidhni një ngjyrë neutrale, qetësuese si grija dhe përdorni të njëjtin model në disa orendi apo aksesorë të atij ambienti, si vija në perde, dysheme dhe karrige në këtë dhomë kaq të gjallë.

Ngjyrë livando

Dhe pse është menduar gjithnjë si një ngjyrë e theksuar, ajo mund të jetë relaksuese kur një ngjyrë e errët është përdorur në të gjithë dhomën.

Ngjyrë blu

Ëndrrat e ëmbla janë bërë nga ngjyra blu e qiellit.

Jo vetëm që është qetësuese, por mund të shkojë me pothuajse çdo stil dekorimi. Sigurisht që kjo është ngjyra e përkryer për dhomën tuaj të gjumit ose të fëmijëve tuaj.

Ngjyrë bezhë

Kjo është një ngjyrë po aq e lehtë dhe e ëmbël sa është edhe qëtësuese dhe përveç kësaj i jep shumë dritë ambientit tuaj të brendshëm.