Ngjyra e kuqe, trendi i ri në videoklipet e këngëtareve shqiptare

Videoklipet e këngëtareve shqiptare kohët e fundit po kanë një ngjashmëri. Nëse shikoni me kujdes spotet do të vëreni ngjyrën e kuq është bërë trend.

Këngëtarja shqiptare, Enca Haxhia në videoklipin e fundit “Hajde” shihet e veshur me një fustan ngjyrë të kuqe.

Po ashtu edhe Rona Nishliu tek projekti “Me lule t’bukura” ka të veshur një fustan me ngjyrë të kuqe.

Njëlloj edhe Anxhela Peristeri tek “Mraz”, Kida tek “Deja Vu” dhe Manjola Nallbani në recitalin “Jetë me ju”.