Nora Istrefi sërish shfaqet në veshje të kuqe dhe duket elegante si gjithmonë.
Këngëtarja këtë herë ka veshur një komplet me pantallona dhe sako në ngjyrë të kuqe, ndërsa veshjes i ka shoqëruar edhe një stilim të bukur të flokëve dhe grimit
Së fundi duket se e kuqja është ngjyra e preferuar e Norës, e cila shumë shpesh shihet në modele të ndryshme të veshjeve në po këtë ngjyrë.
Ajo madje në pushimet e para pas konfirmimit të ndarjes nga Roberti ka zgjedhur t’i kalojë në një palë bikini të kuqe, ku është shfaqur e zjarrtë duke treguar linjat fantastike të trupit.
Më pas Nora ka vazhduar serinë me veshje të kuqe, duke pozuar në një fustan të shkurtër dhe në flokë me dredha.
E kompletet elegante duket se janë përzgjedhja kryesore e saj në këtë ngjyrë, që padyshim i rrinë pë mrekulli.







