Ngjashmëritë mes intervistave të princeshë Dianës dhe Meghan Markle

Njëzet e gjashtë vjet në distancë kohore nga njëra-tjetra, dukesha e Sussex, Meghan Markle dhe princesha Diana u ulën përballë dy gazetarëve për dy intervista të ashtuquajtura “bombë”.

Meghan ishte në Montecito, California krah bashkëshortit të saj princ Harryt, ndërsa princesha Diana ishte në dhomën e saj të ndenjes në Londër, krejtësisht e vetme. Meghan ishte rrethuar nga vëmendja negative e shtypit dhe talljet në media sociale. Princesha Diana kishte botuar bisedat e saj private telefonike dhe u quajt e paqëndrueshme nga shtypi.

Koha, vendndodhjet dhe detajet ishin të ndryshme, megjithatë elementet e përbashkëta midis historive të tyre janë të qarta, të dyja luftuan me probleme të shëndetit mendor, vëmendje të pashmangshme nga shtypi dhe “përralla të dështuara”.

Gjuha që Meghan dhe princeshë Diana përdorën është tejet e ngjashme: “Ju mendoni se keni njohuri për atë që po vjen përpara”, tha princesh Diana më 1995. “Unë nuk e kuptova plotësisht se çfarë pune ishte”, tha dukesha e Sussex për Oprah Winfrey në 2021. “Unë isha në ballinën e një gazete çdo ditë”, tha Diana. “Unë jam kudo”, bëri jehonë Meghan vite më vonë. “Nuk më pëlqente vetja. Isha e turpëruar sepse nuk mund t’i përballoja presionet”, zbuloi Diana. “Unë me të vërtetë kisha turp ta them në atë kohë, por thjesht nuk doja të isha më gjallë”, shtoi Meghan.

Të dyja gratë pranuan se luftuan me veten, pasi Meghan kishte mendime vetëvrasëse, ndërsa Diana vuajti nga depresioni pas lindjes dhe preu veten.

Po ashtu, si Diana edhe Meghan nënkuptuan që turet përkatëse në Australi shkaktuan xhelozi brenda monarkisë. “Gjithçka ndryshoi pas turneut në Australi”, tha Harry për Oprah.