Ngjashmëria e frikshme mes Bella Hadid me yllin botëror

Mund të mos ju ketë shkuar fare ndër mend ngjashmëria mes Bella Hadid dhe këngëtares së njohur.

Shumë prej fytyrave publike kanë sozitë e tyre, të cilët befasojnë të gjithë për ngjashmërinë e madhe.

Njësoj vlenë edhe për modelen Bella Hadid, e cila njihet për tiparet unike të fytyrës.

Bella, e cila është ndër modelet më të suksesshme në botë, është vetëm 24 vjeçare dhe ngjan me yllin 53-vjeçar.

Bëhet fjalë për këngëtaren dhe ish-supermodelen Carla Brunin, e cila ka ngjashmëri të frikshme me modelen Hadid.

Këngëtarja Carla Bruni është njëherësh bashkëshortja e Nicolas Sarcozy, ka tiparet e fytyrës shumë të ngjashme me ato të Bellës.

Që të dyja ushtrojnë profesione të ndryshme, por e përbashkëta e tyre është ngjashmëria jashtëzakonisht e madhe.

Për më shumë vlerësojeni edhe ju, duke krahasuar imazhet e mëposhtme.