Ngjarjet që do të ndodhin sot

Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota”, të cilin do ta nderojë me medaljen e Gjergj Kastritot – Skënderbeu (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

Mbahet simpoziumi shkencor ndërkombëtar “Filozofia dhe teatri: Raportet e teatrit bashkëkohor me teatrin modern” (Salla e Akademisë së Arteve dhe Shkencave, ora 10:00)

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) publikon raportin “Përtej shkaktarëve: Rreziqet e reja të ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë” (Hotel Sirius, ora 10:00)

Mbahet ceremonia e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit në mes të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Ministrisë se Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, për financimin e projektit “Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në UP”. (Rektorati i UP-së, ora 10:00)

Mbahet tryeza e kampanjës informuese “Kodi Civil ndikon në statusin ligjor të qytetarëve”, organizuar nga  projekti i financuar nga Bashkimi Evropian “Mbështetje Kodit Civil – faza 2”. (Hotel Happy në Gjakovë, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

Agjencia turke për bashkëpunim dhe koordinim (TIKA) përuron “Projektin e furnizimit me inventor të kopshtit Armela” (Kopshti IP Armela, Podujevë, ora 11:00)

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përuron objektin e Qendrës Rinore në Vushtrri (Vushtrri, ora 11:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi  do të nënshkruajë Udhëzimin Administrativ për Ndëshkime me Gjoba Mandatore  (Kabineti i Ministrit Matoshi, kati 17, ish objekti “Rilindja”, ora 11:00)

Let’s Do It Kosova do të organizoj aksionin e pastrimit në Lipjan. (Oborri i Komunës së Lipjanit, ora 12:00)

Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike do të mbajë mbledhjen e radhës  (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-303, ora 13:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 13:00)

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, merr pjesë në takim me struktura drejtuese të Nismës në Vushtrri dhe Mitrovicë. (Restaurant Holiday në Vushtrri, ora 17:00).