Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj pret në takim delegacionin e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, kryesuar nga David McAllister. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Federata e Pingpongut e Kosovës (FPPK) do të organizojë kampionatin individual të Kosovës për seniorë – “Adem Jashari”. (Pallati i Rinisë, Prishtinë)

Federata Skitare e Kosovës organizon “Kampionatin Kosovës”. (Qendra e Skijimit në Brezovicë)

Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister, mban konferencë për medie pas takimeve me përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës. (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Deçan, mban Kuvendin e VIII-të zgjedhor. Merr pjesë dhe kryetari i partisë, njëherësh kryeministër i vendit, Ramush Haradinaj. (Restorant “Kurora”, Prejlep)

Alternativa në Gjakovë organizon “Diskutim të hapur për rastin e Kullës së Sylejman Vokshit”. (Restorant “Kulla”, Gjakovë)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, viziton qendrën “ABI Çarshia”. (Prizren)

Shoqëria civile e Pejës mban aksion simbolik në vazhdim të aktiviteteve kundër hidrocentraleve ne lumin Lumbardhi. (Te ura e Milet Bahqes, Pejë)

Filharmonia e Kosovës mban konferencë për media. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.