Ngjarjet për ditën e sotme
Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe te Obelisku i të Pagjeturve me rastin e 27 Prillit – Ditës së të Pagjeturve të Kosovës.
Një grup i arbëreshëve të Kroacisë, përfshirë studentë e nxënës, vizitojnë katedralen “Nëna Tereza”
Mbahet gara automobilistike “Drag Race 2019”. (Aeroporti i Sllatinë)
Këshilli Organizues i Gjysmë Maratonës së Prishtinë mban konferencë për media në të cilën do të jepen informatat kryesore rreth organizimit të gjysmë maratonës së këtij viti. (Shtëpia e sporteve, Prishtinë)
Ministria e Arsimit e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë organizojnë Programin e shkëmbimit të nxënësve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë “Si n’shtëpinë tënde”, me qëllim integrimin e tyre në sistemin arsimor.
Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Ferizaj, mban Kuvendin Zgjedhor, me ç’rast do të zgjidhet kryetari, Kryesia dhe organet e tjera drejtuese.
“Let’s Do It Kosova” dhe Komuna e Deçanit organizojnë aksion pastrimi dhe mbjellje fidanësh në fshatin Drenoc.
Federata e Xhudos së Kosovës bashkë me klubin e Xhudos “Ippon” në Pejë organizojë turneun ndërkombëtar në Xhudo.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, bën homazhe të Obelisku i të Pagjeturve në nderim të 27 Prillit – Ditës së të Pagjeturve të Kosovës. (Sheshi “Ibrahim Rugova”.
Mbahet tubim përkujtimor për shënimin e 27 Prillit – Ditës së të Pagjeturve të Kosovës. Marrin pjesë presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj.
Mbahet Kuvendi i VI-të Zgjedhor i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan.
Përurohet libri i studiuesit, kritikut dhe publicistit nga Tirana, Ndriçim Kulla “Marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, një historik gjithëpërfshirës”.
Ansambli i Armatës së ShBA-së për Evropë mban koncert.