Shqipëri

Ngjarjet në Bularat, Idrizi thirrje Metës: Mblidh me urgjencë Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Në një dalje për mediat kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi reagoi për thirrjet antishqiptare nga pala greke gjatë varrimit të Konstandin Kacifas në Gjirokastër.

Ai ka kërkuar nga Presidenti Meta të mbledhë urgjentisht Këshilli Kombëtar të Sigurisë.

“Ne kishim paralajmëruar se me varrezat e ushtarëve grekë në Shqipëri do bëhej vend pelegrinazhi. Kemi parë me shqetësim dhe indinjatë politikën nën tavolinë të politikës shqiptare. Greqia nuk njeh gjenocidin ndaj shqiptarëve të Çamërisë.

Dje u gjendëm përballë një shfaqje të turpshme. Ne dëgjuam thirrjet nacionaliste dhe raciste të grekëve në Bularat. Thirrjet e atyre që guxuan të revokojnë Vorio Epirin.

PDIU dhe shoqata Çamëria kërkon sot me forcë të mblidhet urgjentisht Këshilli i Sigurisë Kombëtare. Këshilli i Sigurisë Kombëtare është mbledhur herën e fundit për çështjen Balili.

I drejtojmë shtetit shqiptar që nëse nuk vendosni autoritetin e shtetit me Kushtetutë, atëherë na e thoni se do e mbrojmë ne vetë shqiptarët.”-tha Idrizi.