Çfarë do të ndodhë sot në Kosovë

Ngjarjet më të rëndësishme të ditës së sotshme në Kosovë

Këto janë ngjarjet më të rëndësishme të ditës së sotshme në Kosovë.

Agjencia Kundër Korrupsionit organizon ditën e dytë të punimeve të Konferencës Rajonale Kundër Korrupsionit në të cilën do të diskutohet për deklarimin e pasurisë për zyrtarët e lartë publik. (Hotel Swiss Diamond, ora 09:00)

Instituti i Kosovës për Administratë Publike organizon ditën e dytë të konferencës ku do të diskutohet inovacioni dhe ofrimi i shërbimeve për qytetarët dhe bizneset. (Hotel International Prishtina, ora 09:30)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 10:00)

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në hapjen e shkollës së futbollit, organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (Lagja e Spitalit, ish stadiumi “Ramiz Sadiku”, ora 10:00)

Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në manifestimin tradicional “Dita e patates” (Pestovë , Vushtrri, ora 10:00)

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, Kryeparlamentari Kadri Veseli dhe Kryeministri Ramush Haradinaj marrin pjesë në rivarrimin e 157 dëshmorëve dhe heronjve. (Fshati Marinë, hapësirat e kompleksit, ora 11:00)

Kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi takohet me Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 11:00)

Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Gjilan bën shpërndarjen e fares së grurit për mbjelljet vjeshtore (Rruga afër fshatit Përlepnicë, “Te Bunari”, ora 11:00)

Në kuadër të Panairit Vjeshtor të Librit AAB 2018, do të bëhet promovimi i librit “Kosova” vëllimi VI, VII dhe VIII, i autorit Jusuf Buxhovi (Mjediset e Kolegjit AAB, ora 12:00)

Bëhet promovimi i Monografisë “Toka skuq e qielli nxin” e cila është monografi për masakrën e Deliajve të Abrisë së Epërme me autor Afrim Hysenaj (Biblioteka Kombëtare “Pjeter Bogdani’, ora 12:00)

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës mban konferencën për media për nder të ditës botërore të mësuesit. (Selia e SBASHK-ut në Qendrën e Studentëve, ora 12:00)

KIPRED bën prezentimin e profilit socio-ekonomik të Komunave të Regjionit të Ferizajt (Restaurant Orchide në Ferizaj, ora 13:30)

Në kuadër të Panairit Vjeshtor të Librit AAB 2018, do të bëhet promovimi i romanit “Të vdekurit e gjallë” i autorit Ibrahim Kadriu (Mjediset e Kolegjit AAB, ora 13:30)

Iniciativa qytetare Orllan dhe OJQ Sundimi i Demokracisë ne Kosovë organizojnë protestë me moton ‘Mjaft me rrënime, duam investime’ (Pika e karburantit në Orllan, ora 14:00)

Partia Socialdemokrate mban konferencë për media, ku flasin deputeti dhe anëtari i Kryesisë Dardan Molliqaj, dhe Sekretari Organizativ Naim Jakaj (Zyrat e PSD-së, në lagjen “Arbëria”, ora 14:00)

Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë pune në Komunën e Suharekës (Objekti i Komunës në Suharekë, ora 14:00)

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në përurimin e Shtigjeve të ecjes (Afër Palestrës Sportive në Suharekë, ora 14:20)

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në përurimin e përfundimit të rrugës në Shirokë “N25” (Fshati Shirokë, ora 14:50)

Kryeministri Ramush Haradinaj vizion Kompaninë Frutex me rastin e përurimit të linjës së eksportit (Rruga magjistrale Suharekë në Prizren, ora 15:30)

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në përurimin e fillimit të punimeve në rrugën Delloc-Shterpc (Fshati Delloc, ora 16:15)

Piktorët e njohur kosovarë organizojnë ankandin “Humanart” që u ka mundësuar artdashësve që të kontribuojnë në shërimin e Arbër Sadiku dhe Hasan Mehmeti 4 vjeç duke blerë pikturat e disa prej piktorëve më të njohur kosovarë (“Sonder”, ora 18:00)

Organizatat CEL dhe CSGD në bashkëpunim me PRIFes dhe në kuadër të Javës së Krenarisë organizojnë shfaqjen e filmit ‘Women Who kill’ (Qendra Kulturore dhe Informative e BE-së, ora 18:00).