Ngjarjet kryesore për ditën e sotme

Vazhdon dita e dytë e konferencës ekonomike të diasporës shqiptare nga Evropa më B2B me temë “Diaspora si agjent ndërmjetësues për të bërit biznes në tregjet e huaja.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, pret në takim një delegacion të kryetarëve të Odave të Ballkanit Perendimor.

Delegacioni i kryetarëve të Odave Ekonomike të Ballkanit Perëndimor do ta vizitojë Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren. Merr pjesë dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

Bëhen homazhe për dëshmorët dhe të rënët e fshatit Strellc i Epërm.

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), Zyra në Prishtinë, organizon seminarin e edukimit special, me ekspertë të fushës së autizmit nga Turqia.

Kryetari i Komunës së Vushtrisë Xhafer Gashi organizon drekë pune për delegacionin nga Diaspora.

Kompanitë e konferencës ekonomike të diasporës shqiptare nga Evropa më B2B vizitojnë showroom të kompanisë nga Kosova, Ciao Berto.

Kompanitë e Diasporës vizitojnë showroom të kompanisë nga Kosova, Tiki Mosaic.

Kompanitë e Diasporës zhvillojnë vizitë përmbyllëse në showroom të kompanisë Binni e cila do të jetë nikoqir i një kokteji me rastin e mbylljes së Konferencës Ekonomike të Diasporës Shqiptare nga Evropa.