Ngjarjet e fundit kriminale të ndodhura në Lushnjë kanë sjellë edhe pasoja tek drejtuesit e policisë.
Mësohet se pas disa vrasjeve në zonë dhe ngjarjes ku u hodh granatë në zyrën e kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushë, vijnë edhe shkarkimet në radhët e drejtuesve të uniformave blu.
Kështu është shkarkuar nga detyra shefi i komisariatit të Lushnjës Elton Papa dhe në vend të tij është emëruar Ardian Matani.
Po ashtu shefi i krimeve Ervin Myzeqari është zëvendësuar me Klodian Jasharin, shefi i rendit Kastriot Stafhasani është zëvendësuar nga Julian Çela.







