Ngjarjet e ditës së sotme në Kosovë

Më poshtë ju sjellim ngjarjet që pritet të zhvillohen gjatë ditës së sotme.

09:30

Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ për nder të 20-vjetorit të çlirimit organizon konferencën shkencore “Kosova 20 vjet liri dhe përpjekje”. (Biblioteka Universitare, Prishtinë).

10:00

Komisioni hetimor parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala interviston Shyqeri Haxhën, ish-kryeshef i Telekomit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, Salla N204).

10:00

Punëtorët e larguar nga KEDS-i organizojnë protestë para Gjykatës Kushtetuese, në shenjë pakënaqësie pasi kjo gjykatë qe 6 muaj nuk po kthen përgjigje në lidhje me ligjshmërinë e vendimeve të gjykatave. (Para Gjykatës Kushtetuese, Prishtinë).

10:00

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me përfaqësues të USAID-it në Kosovë, do ta bëjnë përurimin e investimeve të USAID në Zyrën e Prokurimit. (Gjilan).

10:30

Me rastin e Ditës Botërore të Akreditimit, Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit e MTI-së dhe Projekti i financuar nga BE-ja “Lëvizja e Lirë e Mallrave”, organizojnë konferencë. Merr pjesë dhe ministri Endrit Shala. (Hotel “Emerald”, Prishtinë).

10:30

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj viziton pikën kufitare me Maqedoninë e Veriut, në Stanqiq – Bellanoc, së bashku me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani. Pas takimit do të ketë deklaratë për medie. (Pika kufitare Stanqiq – Bellanoc).

11:00

Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike mban mbledhje. (Kuvendi i Kosovës, Salla N303).

13:00

Baleti Kombëtar i Kosovës mban konferencë për medie në lidhje me shfaqjen “O moj Shqipëri” – premiera e tretë për vitin 2019. (Teatri Kombëtar).

15:30

Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim shefin e shtabit të KFOR-it, John C. Boyd. (Ndërtesa e Qeverisë).

16:00

Organizohet pritje lamtumirëse për shefin e shtabit të KFOR-it, John C. Boyd. Merr pjesë kryeministri Ramush Haradinaj. (Ndërtesa e Qeverisë).

17:00 – 21:00

Në kuadër të Javës së Lëvizjes, VV organizon disa aktivitete në qytetin e Prizrenit:

17:00 – Ekspozitë për ngjarjet dhe protagonistët e Lidhjes së Prizrenit. (Te objektit i Lidhjes)

18:00 – Ligjëratë nga Elvis Hoxha dhe Donik Sallova. (Te objekti i Lidhjes së Prizrenit)

21:00 – Marshim me flakadanë. (Nga Kalaja deri te objekti i Lidhjes së Prizrenit).

18:00

Promovohet monografia “Qamil Luzha – Jetën bashkimit kombëtar” të studiuesit nga Shqipëria, Ismet Balaj. (Shkolla e muzikës “Prenk Jakova”, Gjakovë).

20:00

Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis hap festivalin FemArt. (Hoteli “Grand”, Prishtinë).