Ngjarjet e ditës së sotme
Më poshtë ju sjellim ngjarjet e ditës së sotme.
10:00
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) mban takimin e 170-të. (Ndërtesa e KPK-së, rr. “Luan Haradinaj”, Prishtinë).
10:00 – 19:00
Në kuadër të “Ditëve të Diasporës”, Komuna e Vitisë organizon aktivitete që i dedikohen bashkatdhetarëve:
10:19 – Panairi rajonal “T’i ruajmë vlerat tona tradicionale”;
17:00 – Festivali i Këngës për Fëmijë;
18:30 – Ekspozitë e artit pamor;
19:00 – Koncert festiv. (Sheshi i qytetit, Viti).
11:00
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, viziton Komunën e Skenderajt; takohet me kryetarin Bekim Jashari. (Ndërtesa e Komunës, Skenderaj).
11:30
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, merr pjesë në fillimin e punimeve në rrugën Skenderaj – Vushtrri. (Fshati Krasmiroc, Skenderaj).
12:00
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, merr pjesë në fillimin e punimeve në rrugën Kotorr – Çubrel. (Fshati Kotorr, Skenderaj).
13:30
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban mbledhjen e Kryesisë. (Selia e LDK-së, Te Qafa).
14:00
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi, merr pjesë në vënien e gurthemelit për Kullën e Rexhep Malaj në Hogosht. (Hogosht, Kamenicë).
19:00
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi, merr pjesë në hapjen e ekspozitës arkeologjike në Kalanë e Prizrenit. (Kalaja e Prizrenit).
19:00
Mbahet Festivali mbarëkombëtar i folklorit “Oda e Llapushës”. (Sheshi i Dëshmorëve, Malishevë)
20:00
Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike organizon koncert për bashkatdhetarët. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë).