Ngjarjet e ditës së sotme

Këto janë ngjarjet e ditës së sotme;

Ministria e Drejtësisë organizon konferencën për drejtësinë komerciale. (Hotel “Emerald”, ora 09:00)

Organizohet Forumi i Parë i Ofruesve të Shërbimeve për Personat me Aftësi të Kufizuara në Kosovë. (Hotel “Sirius”, ora 09:30)

Bëhen homazhe te varret e dëshmorëve në Prishtinë. (Velani, ora 10:00)

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, merr pjesë në prezantimin dhe diskutimin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fuqizim dhe Pjesëmarrje të Rinisë. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj merr pjesë në përurimin e fillimit te punimeve në rrugën Shtërpcë-Brezovicë. (Rruga Shtërpcë-Brezovicë, në hyrje të Shtërpcës, ora 10:00)

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala shqyrton dokumentacionin e pranuar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

Nën patronatin e kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka organizohet konferenca “Adaptimi i komunave në ndryshimet klimatike”. (Hotel “Sharri” në Prevallë, ora 10:00)

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë organizon tryezën diskutuese mbi temën “Siguria e pacientit dhe infeksionet e lidhura me kujdesin shëndetësor”. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

Qendra Klinike Universitare prezanon programin nacional për trajtim të infarktit të miokardit në dy orët e para. (Hotel Emerald, ora 10:00)

Bëhen nderime të shtatorja e Zahir Pajhazitit në Prishtinë. (Ora 10:30)

Në Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës, zhvillohet aktiviteti humanitar i dhurimit të gjakut. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 10:45)

Partia Socialdemokrate mbanë konferencë. (Selia e PSD-së, ora 11:00)

Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor shqyrton Raportin vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2018. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

Ministria e Punëve të Brendshme organizon konferencë lidhur me procesin e legalizimit të armëve. (MPB, ora 11:00)

Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim delegacionin e Batalionit “Atlantiku”. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:05)

Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

Mbahet tubimi tradicional “Epopeja e UÇK-së”. (Fshati Marec, ora 13:00)

Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim delegacionin e lartë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00, vetëm pamje)

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, viziton komunën e Deçanit. (Komuna e Deçanit, ora 14:00)

Kryesia e LDK-së pret në takim ish-pjesëtarë të Batalionit “Atlantiku”. (Selia e LDK-së, ora 15:20)

Mbahet akademi përkujtimore për dëshmorët e Prishtinës. (Salla e Kuqe e Pallatit ët Rinisë, ora 18:00)

Mbahet akademi përkujtimore në 20 vjetorin e rënies së dëshmorit Asllan Dinaj. (Pallati i Kulturës “Asim Vokshi”, Gjakovë, ora 18:00).