Ngjarjet
Ngjarjet e ditës së sotme
E diela pritet që të jetë e qetë sa i përket ngjarjeve të ditës që do të zhvillohen sot në vendin tonë.
Kjo është ngjarja e paralajmëruar për ditën e sotme:
10:00
Vazhdon turneu ndërkombëtar të pingpongut “Prishtina Open 2024”.
Sot do të luajnë Grup-moshat U13 dhe seniorët. (Vendi: Pallati i Rinisë-Prishtinë)
Mbahet festivali ndërkombëtar i poezisë “Drini poetik”, i cili mbahet për të pesëmbëdhjetën herë në shenjë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në Prishtinë, Prizren dhe Kukës. (Lokalet e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, Lagjja e Muhaxherëve, Prishtinë, ora 12:00)