Ngjarjet e ditës së sotme

Mbahet grevë dyorëshe në çerdhet. (Në objektet e çerdheve, nga ora 06:30)

Punonjësit shëndetësorë mbajnë grevë. (QKUK dhe qendrat e mjekësisë familjare, nga ora 07:00)

Mbahet grevë dyorëshe në të gjitha shkollat dhe universitetet publike të Kosovës. (Në objektet arsimore, në universitete nga ora 08:00, ndërsa në shkolla dy orët e para mësimore)

Organizata për Fëmijët pa Kujdes Prindëror (OFAP) mban konferencën nacionale për strehimin familjar në Kosovë. (Hotel “Sirius”, ora 09:30)

Mbahet tryeza “Përfshirja ekonomike e të riatdhesuarëve në zonat rurale përmes bujqësisë dhe ngritja e kapaciteteve përmes trajnimeve profesionale”. (Hotel “Nartel”, ora 09:30)

Organizohet tryeza “Efekti i korrupsionit te qytetarët: Diskutimi i Fondit për trajtimin e pacientëve jashtë institucioneve publike të Kosovës”. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

Mbahet konferenca “Procesi i Berlinit dhe obligimet për Sundim të Ligjit”. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 10:00)

Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) organizon takim vjetor informues me ndërmarrjet që merren me shfrytëzimin e përpunimin e lëndëve minerare, përpiluesit e plan-programeve të hulumtimit, të projekteve gjeologjike etj. (Ndërtesa e MAP, ora 10:00)

Mbahet konferencën informuese për zhvillimin e sektorit privat. (Hotel “Emerald”, ora 10:00) 

Organizohet Dita për aksione ndaj ndryshimeve klimatike. (Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, ora 10:00)

Promovohet libri “Roma fliste shqip” i autorit Fahri Xharra. (Biblioteka publike “Ibrahim Rugova” në Gjakovë, ora 11:00)

Nxënësit finalistë nga e gjithë Kosova të klasave 3-12 do të konkurrojnë në garën e katërtë vjetore Po-e-Zë. (Amfiteatri i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ora 12:00)

Hapet panairi i festave të fundvitit. (Termokiss, 12:00)

Hapet ekspozita me fotografi “Concrete beauty / Bukuria e betonit” nga autori Etienne Rémond. (ora 12:00)

Federata Sindikale e Bujqve të Kosovës  (FSBK) do të mbajmë konferencë. (Para ndërtesës së MKRS, ora 13:00)

Hapet panairi “Punimet artizanale përtej kufijve”. (Restorant “Planet” në Gjilan, ora 14:00)